
Është miratuar me shumicë votash propozimi për t’u shfuqizuar rregullorja në të parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme, transmeton Gazeta10.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro.
Ai tutje ka thënë se qytetarët e Prishtinës e kanë merituar që moti këtë të drejtë.
“Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar Rama.
Njoftimi i plotë: