
Personi që dyshohet se e vrau vjehrrin e tij me thikë në Emshir të Prishtinës, përmes avokatit të tij është vetëdorëzuar në polici.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Personi i vetëdorëzuar është Edon Bujupi, i cili dyshohet se në mbrëmjen e 29 nëntorit ka therur me thikë babanë e gruas, 52 vjeçar në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë./Gazeta10