Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Gazeta10
05 December 2023 - 8:44

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa Komisione Parlamentare.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e projektligjit për shërbime sociale dhe familjare.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin në parim të Projektligjit për Rininë.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mban dëgjim publik, për projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Ndërsa Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban takim me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar sipas Ligjit Nr. 05/L-67 për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.

Në këtë takim temë diskutimi është çështja e ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores nr.07/2017 për përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë e Komisionit vlerësues për përcaktimin e procedurave për njohjen e statusit dhe të drejtave të personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Në takim janë të ftuar edhe përfaqësues të lartë të administratës në MFPT, si dhe përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.