Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kosova ‘pushtohet’ nga 2 euro false, policia kap një shumë të madhe në këto dy qytete

Gazeta10
05 Dhjetor 2023 - 9:13

Dy euro false nuk kanë të ndalur, ato po vazhdojnë të deponohen nëpër bankat e Kosovës.

Vetëm dje, dy raste janë raportuar në polici, një në një bankë të Prishtinës dhe tjetra në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bankën e Prishtinës janë deponuar 181 monedha false (2 euro), ndërsa në bankën e Vushtrrisë,  314 monedha flase, (2 euro)

Ndërsa, për herë të parë janë deponuar dy monedha false nga 1 euro, në Vushtrri.

“Sheshi Adem Jashari, Lipjan  04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar  në bankë  181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar  monedhat e dyshuara. Rasti duke u hetuar”

“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314×2 € dhe 2×1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme”, ka njoftuar policia. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.