
Dikur ishin në Qeveri së bashku e mbrëmë u bënë bashkë në konakun e një ode në Malishevë.
Përkundër që tashmë nuk janë në koalicion së bashku raportet midis Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme.
Ata u panë së bashku në një aheng të organizuar në konakun e Kastriot Berishës nga Malisheva.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ka bërë bashkë Haradinajn e Limajn mirëpo që të dy janë parë në disponim të mirë.
Mos ndoshta Limaj po e sheh mundësinë që ti bashkohet AAK-së?