
Dejan Jevtiq është dëshmitari i 39-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai dyshohet të ketë qenë i ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së, dhe është mbajtur në Budakovë, raporton Nacionale.
Një pjesë e përgjigjeve të tij pa ndërhyrje:
Prokurori: Në kohën e rrëmbimit a ishte ndonjëri pjesë e Policisë?
Dëshmitari: Jo, asnjëri prej nesh nuk kishte asnjë lidhje me policinë apo ushtrinë serbe.
Prokurori: Ju përmendët dy shqiptarë që ju kanë arrestuar në korrik të 1998, Shukri Gashi dhe Sokol Kabashi. Ku jetonte Shukri Gashi në atë kohë?
Dëshmitari: Në atë kohë Shukri Gashi jetonte në Muhlan, kurse Sokol Kabashi në Krushicën e Poshtme.
Prokurori: A e dinin këta persona që ju nuk ishit pjesë e ushtrisë apo policisë serbe?
Dëshmitari: Natyrisht se e dinin.
Prokurori: A mund të largoheshit nga ai vend ku iu mbanin?
Dëshmitari: Jo, sepse i kishim duart dhe sytë e lidhur dhe kishte shumë ushtarë.
Prokurori: A iu kanë dhënë bukë dhe ujë në Budakovë?
Dëshmitari: Jo asnjëherë.
Prokurori: Si ndiheshit përgjatë asaj kohe që iu mbajtën në Budakovë?
Dëshmitari: Torturë. Mendimi i vetëm ishte nëse do të mbijetonim apo jo.