
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputet i Kuvendit, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta tërheqë nga miratimi buxhetin për vitin 2024, shkruan Reporteri.net.
“Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë. Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Kryeministër, bën thirrje Haradinaj, “tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare!”.
“Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin “nongrata”!”, përfundoi Haradinaj.
Buxheti i paraparë i Kosovës për vitin e ardhshëm pritet të jetë 3.3 miliardë euro, në krahasim me 3.2 miliardë euro sa ishte këtë vit.