Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet 25 vjeçari që goditi qëllimisht me veturë punëtorin e derivateve në Pejë

Gazeta10
17 December 2023 - 15:58

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se mbrëmë kishte goditur qëllimisht me veturë punëtorin e një pompe të derivateve në Pejë.

I arrestuari është M.M  25 vjeçar. Pas intervistimit dhe me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“I dyshuari  e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.”

“Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur  dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit  M. M.  i lindur  me 1998”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.