
Sot në Kosovë do të zhvillohen një sërë ngjarjesh, shkruan Reporteri.net.
Më poshtë, i gjeni të gjitha zhvillimet për ditën e sotme.
Ndërmarrja Publike Banesore bën promovimin hyrjes së 700-të të renovuar. (Zyra e NPB-së, Prishtinë) 10:00.
Kamberi pas marrjes së mandatit të deputetit thumbon Shqiprim Arifin: Lugina do bashkëpunim me Kosovën, jo konfrontim
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton rreth angazhimit të eksperteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) 13:00.
Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, organizon ceremoninë e dhënies së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. (MKRS)14:00.
Grupi Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës zhvillon takimin e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë) 15:30.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos, mban konferencë për media. (Zyrat e KOK-ut).