Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pasagjeri del nga vetura dhe e ther me thikë 27 vjeçarin në zebra

Gazeta10
18 December 2023 - 11:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Pas një fjalosje në komunikacion, një person ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor.

Lajmin për gazeta10 e ka ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin I cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrstimin e kryesit të veprës”, ka thënë Bytyqi për gazeta10. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.