Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Me armë të gjata dhe helmeta në kokë, dy persona grabisin një këmbimore të kriptovalutave

Gazeta10
18 December 2023 - 11:51

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 10:00 në lagjen Tophane në Prishtinë.

Cak i kësaj grabitje ka qenë një këmbiore e kriptovalutave.

Gazeta10  merr vesh se bëhet fjalë për dy plaçkitës të armatosur me armë të gjata dhe veshur me të zeza dhe helmeta në kokë.

Dëmi i shkaktuar nga kjo plaçkitje dyshohet të jetë rreth 50 mijë Euro.

Plaçkitësit janë larguar më pas me një motor për në drejtim ende të panjohur.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka thënë Flora Ahmeti, për gazeta10.

Sipas saj, policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.