Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla të mërkuren pret në takim Sindikatën e Policisë

Gazeta10
19 December 2023 - 16:28

Sindikata e Policisë së Kosovës do të zhvillojë një takim të mërkurën me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri.

Sipas Zeqirit, takimi i nesërm do të mbahet me kërkesën e ministrit Xhelal Sveçla.

Në këtë takim pritet të dorëzohen 14 kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive tjera, rreth përmirësimit të kushteve të punës.

NJSI-ja, si njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, po kërkon ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.