
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Fadil Spahiu ka dhënë dorëheqje nga partia e Albin Kurtit.
Ai ka ushtruar pozitat si Nënkryetar i dytë, Sekretar Organizativ, Administrator i Qendrës e disa pozita të tjera.
“Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë”, ka shkruar Spahiu. /Gazeta10