
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, nuk i ka ndalur kritikat ndaj Shaip Kamberit, i cili të dielën ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë.
Në platformën “X”, ai ka shkruar se Kamberi mandati e tij e ka fituar duke i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Në zgjedhjet parlamentare 2022, Vuçiq prishi 5 herë me radhë një vendvotim deri sa i’a mundësoi Shaip Kamberit ulësen në parlament. Me 13.000 vota në zgjedhjet parlamentare 2023, Shaip Kamberi nuk ka siguruar mandat të plotë, por me bonusin e Vuçiq (35%), sërish shkon në Beograd”, ka shkruar ai. /Gazeta10/