
Një vrasje në tentativë është raportuar në fshatin Gadish të Gjilanit.
Atje gjashtë të dyshuar, në mesin e të cilëve një i mitur, e kanë sulmuar rojën e pyllit. Madje, njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë gjuetie, dhe e ka plagosur.
Viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i Policisë:
Gadish, Gjilan 24.12.2023-12:40 Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar (njëri nga ta i mitur) pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta10/