
Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prizren të dielën pas mesnate.
Por, ajo që e ka bërë më tragjike këtë vdekje është se personi dyshohet të ketë vdekur brenda veturë së tij “Golf 2”.
Policia pasi ka marrë informatën ka dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës, raporton gazeta10.
Njoftimi i policisë:
Vdekje e dyshimt në Prizren
Prizren, 25 dhjetor 2023
Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë.
Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veteurë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashk me viktimën.
Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.
Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimt “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për egzaminim. /Gazeta10/
Pamje nga momenti i djegies së veturës