Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaj

Gazeta10
08 January 2024 - 16:45

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i tij i angazhuar nga familja, Xhevdet Smakiqi.

“Po këtë e kam të konfirmuar në komunikim me avokatin nga Serbia qe me ka njoftuar mbrëmë vone përmes emalit”, tha Smakiqi.

Ai theksoi se avokati nga Serbia pritet të ushtrojë ankesë në shkallën e dytë, ku do të kërkojë lirimin e tij.

Përndryshe, të dielën, Smakiqi theksoi se Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.