Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“I vodhën” foton e motrës e ja bënë pullë poste – Historitë pas shkrepjeve të fotografive nga Albert Salihu

Gazeta10
10 January 2024 - 14:06

Në emisionin “ABC e mëngjesit”, Albert Salihu, ekonomist, fotograf e gastronom foli për pasionin dhe rrugëtimin e tij jashtë vendit.

Salihu tregoi se është diplomuar për ekonomi, por fotografia ishte pasion i tij që më pas iu kthyer në një profesion të dytë.

“Kam qenë në qendrën historike të Venecias, aty kam jetuar. Unë jam nga Medvegja, Lugina e Preshevës”, u shpreh ai.

Gjithashtu në këtë emision, ai tregoi edhe se fotoja e shkrepur prej tij ishte motra e tij Elhame Salihu ku edhe njëheri është moderatore e lajmëve në Kanal10, ku tashmë është pullë postare e Kosovës.

“Ishte një foto rastësore, motra ime e veshur me kostumin tradicional të zonës së Medvegjes. Unë e kam dëgjuar nga mediat se fotoja ishte bërë pulla e Postare e Kosovës dhe vazhdon të më bezdisë fakti që nuk kam mirënjohje. Kam dashur t’i futem gjyqit, por e di që Medvegja ka nevojë të promovohet. Por tashmë shijova foton e sime motre në çdo shkresë e letër postare”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste Salihu tregoi se edhe në Gjermani është edhe sipërmarrës i një restoranti të njohur./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.