Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca takon Von Cramonin, situata e sigurisë dhe perspektiva evropiane në fokus të bisedës

Gazeta10
12 January 2024 - 18:25

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në  takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Drejtoria për Media e Kuvendit, njofton se Konjufca dhe Von Cramon kanë diskutuar për proceset aktuale politike në vend dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.

“Kryetari Konjufca e njoftoi raportuesen von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen”, thuhet në kumtesë.

Edhe situata aktuale e sigurisë në vend dhe rajon si dhe integrimi evropian ka zënë vend në bisedën mes tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.