Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti kthehet nga Davosi, shkon për ngushëllime te familja e poetit Adem Gashi

Gazeta10
19 January 2024 - 16:03

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas disa ditësh qëndrimi në Zvicër ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit, raporton Gazeta10.

Sic njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti ka shkuar për ngushëllime në Nekoc te familja e poetit të njohur, Adem Gashi, i cili u nda nga jeta të martën e 16 janarit.

Kurti e ka quajtur poetin e ndjerë “mik i popullit shqiptar, i vuajtjeve të shoqërisë tonë, i Kosovës së tij e tonë të dashur, dhe rrjedhimisht i secilit prej neve”.

“Vepra e tij, për ne dhe kujtimet tona për të janë gjurmë të thella që bëjnë dritë. Mendja e mprehtë, puna e zellshme, atdhedashuria e paepur dhe miqësia e përhershme e shkrimtarit Adem Gashi, janë kontribut fort i çmueshëm për kombin dhe shoqërinë tonë”, ka shkruar kështu Kryeministri në librin e zisë, gjatë vizitës së tij tek familja Gashi.

“Jemi borxhli, përgjegjës, që kontributin e tij ta vazhdojmë me sjelljen dhe veprimet tona të përgjegjshme në kuadër të idealeve të përbashkëta” ka shkruar tutje kryeministri Kurti.

Në këtë vizitë për ngushëllime, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe deputetët e Kuvendit, Avni Dehari, Enver Dugolli, Shqipe Selimi, Gani Krasniqi dhe Hydajet Hyseni.

Prononcimi i plotë i Kurtit gjatë vizitës në familjen Gashi:

Erdhëm për ngushëllime këtu, sepse Adem Gashi ka qenë mik i popullit shqiptar, i vuajtjeve të shoqërisë tonë, i Kosovës së tij e tonë të dashur, dhe rrjedhimisht i secilit prej neve.

Andaj, edhe me mall e me pikëllim erdhëm për ngushëllime duke theksuar që veprat e tij për ne dhe kujtimet tona për të janë gjurmë të thella, që do të bëjnë përherë dritë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, dhe jemi borxhli, përgjegjës, që kontributin e tij ta vazhdojmë me sjelljen dhe veprimet tona të përgjegjshme në kuadër të idealeve të përbashkëta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.