Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfiskohen mallra të paligjshme në vlerë 7 mijë euro në Zveçan

Gazeta10
22 January 2024 - 17:02

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të hënën në Komunën e Zveçan ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të mallrave të paligjshme.

Në njoftimin e Doganës thuhet se janë konfiskuar pije alkoolike, verëra të ndryshme si dhe produkte kozmetike.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Dogana vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 eurosh.

“Njësitë e kundër kontrabandës të Doganës me asistencë të Policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo. Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar: 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Ky aksion thuhet se është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme.

Dogana ka ftuar të gjithë qytetarët dhe bizneset që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.