Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fillon viti i ri shkollor në Shqipëri

Gazeta10
12 September 2022 - 9:29

Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri, ka nisur sot viti i ri shkollor 2022-2023 për rreth 450 mijë nxënës, ku 29 mijë prej tyre do të fillojnë për herë të parë mësimin, shkruan ATSH, transmeton Gazeta10.

Këtë vit lënda e teknologjisë së informacionit do të fillojë që në klasë të parë, pas anglishtes që u aplikua një vit të parë. Në 100 shkolla do të pilotohet për herë të parë lënda e informatikës. Ndërsa nxënësit e klasave të para do të kenë këtë vit Abetaren e përbashkët të unifikuar me nxënësit e Kosovës.

Gjithashtu gjatë këtij viti shkollor do të ketë edhe 70 oficerë sigurie më shumë jo vetëm në shkollat e mesme, por edhe ato 9-vjeçare për të garantuar më shumë siguri e mbrojtjes, por edhe për të parandaluar çdo lloj rreziku që mund t’i shfaqet nxënësit, shkruan ATSH./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.