
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit ndaj zyrtarit policor, Bekim Hyseni, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.
Siç kishte mësuar Sinjali, Hyseni u prangos tre ditë më parë në flagrancë pas disa veprimeve hetimore duke përfshirë edhe hetimin me masa të fshehta hetimore.
E ndaj tij, Gjykata tashmë ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.