Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: VV ta votoj themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për humbjen e provave të Astrit Deharit

Gazeta10
12 February 2024 - 17:35

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për humbjen e provave të rastit të Astrit Deharit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shoqëria ka nevojë të zbardhet e vërteta dhe t’i jepet fund keqpërdorimit të këtij rasti.

“Shoqëria jonë ka nevojë të zbardhet e vërteta dhe t’i jepet fund keqpërdorimit të këtij rasti. Shpresoj që në seancën e ditës së enjte do të votohet themelimi i këtij komisioni!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.