
Gazetari dhe drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar figurën e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, i cili po vazhdon të gjykohet në Gjykatën Speciale.
Sipas Ahmetit, Thaçi nuk është kriminel lufte.
Në shkrimin e tij, Ahmeti ka vlerësuar se procesi me të cilin po përballen Thaçi dhe të tjerët në Hagë, është i padrejtë.
“Hashim Thaçi nuk është kriminel lufte. Përkundrazi ajo periudhe e angazhimit te tij është aq glorifikuese sa nuk ka njeri qe nuk e lakmon edhe si lavdi personale”, ka shkruar ai. /Gazeta10/
Statusin e tij të plotë e gjeni me poshtë:
