Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama takon zv.drejtorin e Tik Tok: Diskutuam për ngjarjet e fundit në Shqipëri, të rritem masa për dhunën dhe shantazhin online

Gazeta10
16 February 2024 - 18:31

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Mynih ku zhvilloi një takim në zyrat e Tik Tok me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të kompanisë, Theo Bertram.

Rama u shpreh se me Bertram diskutoi me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

“Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.