Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti pret ambasadorin e Turqisë, diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit tregtar

Gazeta10
20 Shkurt 2024 - 18:02

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Zyra e Kryeministrit njofton se ambasadori turk e uroi Kurtin për 16-vjetorin e pavarësisë “duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”.

“Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Angili për urimin, dhe në të njëjtën kohë për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës”, njoftoi ZKM.

Në takim, ZKM njoftoi se “u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, energjisë dhe kulturës, përfshirë edhe mundësitë për të rritur bashkëpunim tregtar përmes promovimit të bizneseve të të dy vendeve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.