Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Greva në arsim, Murati: Ka një refuzim të pakuptimtë

Gazeta10
13 September 2022 - 12:06

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se SBASHK-u po bën një refuzim të pakuptimtë, raporton Gazeta10.

“Ka një refuzim të pakuptimtë ndaj hapave që ka ndërmarrë qeveria”, ka thënë Murati.

Tutje, ai ka thënë se dëshira e qeverisë është që fëmijët t’i kthehen mësimit.

“Dëshira jonë do të ishte që fëmijët të kthehen në mësim”, ka shtuar më tej ai.

Tutje, Murati duke folur për një nga kërkesat e SBASHK-ut, ka thënë se ligji për sigurimet shëndetësore është ne proces dhe nuk mund të përfundojë brenda ditësh.

“Ligji për sigurimet shëndetësore është në proces e sipër nuk është se mund të bëhet sot a nesër që të ndalet greva”, ka thënë ai.

Përndryshe, sot në mëngjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn. Pas përfundimit të takimit, Jasharaj kishte deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit në Kosovë ka disa ditë që janë në grevë për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve më pas është tërhequr nga ky vendim pasi kishte një reagim të ashpër nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.