Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK kërkon debat parlamentar për sigurimet shëndetësore

Gazeta10
26 February 2024 - 10:54

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se partia e tij do të kërkojë debat parlamentar në lidhje me sigurimet shëndetësore të qytetarëve të Kosovës dhe që eventualisht të vijnë me një rezolutë në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për media të hënën, Dreshaj ka thënë se pret që ky debat parlamentar të mbahet të enjten.

“E kemi thirrur këtë konferencë ta informojmë opinionin e gjerë lidhur me situatën e rëndë të shëndetësisë dhe njëkohësisht mungesën e sigurimeve shëndetësore në vend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreson që ditën e enjte do të bëhet një debat parlamentar lidhur me gjendjen në shëndetësisë, problemet e përditshme të cilat po hasim në shëndetësinë dhe në mungesë të sigurive shëndetësore”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka deklaruar se në këtë seancë do të kërkojnë miratimin e një rezolutë dhe se presin mbështetjen e pozitës dhe opozitës.

“Arsyeja pse e bëmë këtë është që tre vjetët e fundit për çdo vit e kemi në agjendë ligjin për sigurime shëndetësore dhe ende nuk e kemi në duart tona, dhe si duket ende nuk do të jetë në këtë agjendën pranverore që jemi. E kemi ftuar këtë debat parlamentar ku feedbakcun e kësaj do ta përmbyllim me një rezolutë që shpresojmë se do të mbështetet nga pozita dhe opozita”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.