Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Retkoceri: Përparim Rama më shumë ka pas takime me Kurtin, sesa me kryetarin e LDK-së

Gazeta10
28 February 2024 - 18:56

Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në komunën e Prishtinës ka javë që ka marrë fund.

Prishjen e këtij koalicioni, Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, e ka vlerësuar se është bërë me qëllim që të ndalen punët e suksesshme të drejtorëve të PDK-së në këtë komunë.

Në emisioni ‘Raporton’ në Kanal10, Leutrim Retkoceri ka thënë se  qëllimi i PDK-së ka qenë përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Prishtinës.

“Ne si parti në komunën e Prishtinës e kemi pas një fushat e cila ka qenë përtej vijave partiake, ka qenë me moton ‘Prishtina na Bashkon’”, ka thënë Retkoceri.

Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës së Prishtinës Përparim Rama duke thënë se me shumë është takuar me kryeministrin Albin Kurti sesa me shefin e tij të partisë, Lumir Abdixhikun.

“Përparim Rama më shumë ka pas takime me Kurtin, sesa me kryetarin e LDK-së”, ka thënë Retkoceri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.