
Gazetarja nga Ukraina që po jeton në Kosovë, Iryna Synelnyk e ka quajtur historik vizitën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Tiranë.
Ajo ka thënë se është ndier krenare për mbështetjen që Ukraina ka marrë nga ky Samit.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Synelnyk ka kritikuar qasjen e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë.
Sipas saj, Vuçiq ende po vazhdon të mos vë sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës, raporton gazeta10.
“Nuk e di si po vepron Vuçiq i cili nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë”, ka thënë Synelnyk.
Duke folur për jetën e saj në Kosovë, Synelnyk ka thënë se kanë hasur në një mbështetje të madhe si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet.
“Në një material që kam shkuar e kam theksuar se Kosova është një shtet i vogël, por me zemër të madhe”, ka thënë ajo. /Gazeta10/
Deklaratën e saj të plotë e gjeni me poshtë: