
16 raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë muajit shkurt në policinë rajonale të Ferizajt.
Sipas policisë, 11 raste janë në Ferizaj, Shtërpcë 3, Shtime1, dhe Hani i Elezit 1.
Ndërsa në muajin shkurt të vitit 2023 ishin të raportuara 20 raste të dhunës në familje.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, thuhet në komunikatë.