
Këngëtarët e njohur, Ilir Shaqirit dhe Shkurte Fejza do të këndojnë sot në Kuvend.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, raporton Gazeta10.
Ai ka publikuar një fotografi krah dy artistëve të njohur shqiptarë, duke shkruar: “Sërish vjen marsi me i thur’ kangë bash legjendarit, e t’i themi se gjaku i tij është vet liria që ka ardh”.
Në fotografi, është edhe bashkëshorti I Shkurte Fejzës, i cili disa ditë më parë u godit nga një veturë në Prizren.