Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova (F) mëson kundërshtarët për kualifikimet EURO 2025 

Gazeta10
05 March 2024 - 14:18

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025 në konkurrencën e femrave.

Kjo fazë kualifikuese sivjet zhvillohet në tri liga. Kosova bën pjesë në Ligën B dhe në bazë të shortit është përfshirë në Grupin B4, ku janë edhe Uellsi, Kroacia dhe Ukraina.

Kualifikimet nisin në muajin 3 prill, derisa në Evropian direkt kualifikohen vetëm nga dy përfaqësuese prej katër grupeve të Ligës A, derisa vendet e tjera plotësohen përmes ‘play-off’-it.

 Nga Liga B, ku bën pjesë edhe Kosova, tri përfaqësueset e para në secilin grup kalojnë në ‘play-off’, ku përcaktohen shtatë përfaqësueset e fundit që kualifikohen në Evropian.

Kombëtarja e Kosovës ka një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje dhe nën drejtimin e Anneli Andersen ka treguar formë shumë të mirë.

Vashat e Kosovës së fundmi fituan turneun “Turkish Ëomen’s Cup” duke e mposhtur në finale Indinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.