
Armët në duart e qytetarëve janë kthyer në dukuri shqetësuese në Kosovë.
Lehtësia për të arritur deri te posedimi i çfarëdo lloji të armëve, e më pas përdorimi i tyre, është vlerësuar si brengosëse nga qytetarët e vendit, raporton Kanal10.
Vetëm gjatë kësaj jave kanë ndodhur tri plagosje, dy në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë, që kishin lidhje me njëra-tjetrën dhe e treta në Lipjan.
Qytetarët thonë se situata e sigurisë është shqetësuese për ta. /Gazeta10/
Kronika e plotë: