
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11”.
Ky ushtrim u realizua me qëllim të përgatitjes taktike dhe fizike për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.
Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatis, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake.

Ministrit të Mbrotjes, Ejup Maqedonci është shprehur se Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake.
‘’Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin Fushor ‘’Fortuna 11”.Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11” me qëllim të përgatitjes fizike dhe taktike të pjesëtarëve për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale’’, ka bërë të ditur Maqedonci.
