Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Erërat me shpejtësi 70km/h, Komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

Gazeta10
11 March 2024 - 13:17

Si pasojë e erërave të forta, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve dhe objekteve të larta.

Lulëzim Fushtrica drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta, të cilat po fryejnë me shpejtësi prej 70 km/h.

 “Të nderuar qytetarë, ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, ka shkruar Fushtica në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.