Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekskluzive: Gjykata Komerciale i jep të drejtë ministrit Peci për lirimin e pronës publike nga ‘Patroni’

Gazeta10
12 March 2024 - 10:12

Gjykata Komerciale e Kosovës, përkatësisht- Dhomat e Shkallës së Dytë i kanë dhënë të drejtë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që drejtohet nga ministri Faton Peci në lidhje me çështjen për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Kjo hapësirë është duke u shfrytëzuar nga pompa e derivateve “Patroni” dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018 me kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Pra, kjo kontratë ka skaduar më datë 31.12.2023 dhe N.T.SH. Patroni është dashur nga data 01.01.2024 ta liroj pronën në fjalë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tashmë ka marrë ‘aminin’ edhe nga Gjykata Komerciale e Kosovës përkatësisht- Dhomat e Shkallës së Dytë për lirimin e kësaj prone.

Kështu, Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale e ka hedhur poshtë vendimin e Shkallës së Parë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për mbylljen e pompës së derivateve “Patroni”, duke vendosur kështu në favor të Ministrisë.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurës Ministria e Bujqësisë,  Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me seli në Prishtinë, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e  Shkallës së Parë – Departamenti për çështje Administrative, KA.nr.66/24 të datës 05.02.2024  ashtu që vendoset si në vijim: REFUZOHET si e pabazuar kërkesa e paditësit N.T.Sh. “Patroni”,  me numër unik identifikues 80219504, me seli në Fushë Kosovë, për shtyrjen e ekzekutimit të  vendimit të paditurës Nr.prot. 68/4 të dł.29,01.2024 dhe Nr.Ref.KM-49/24 të datës 29.01.2024  nxjerr nga MBPZHR”, thuhet në vendimin e GJykata Komerciale e Kosovës, të cilin vendim e ka siguruar Gazeta10.

Më tutje Gjykata ka arsyetuar vendimin e saj, përmes së cilës ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë.

“Me aktvendimin e atakuar KA.nr.66/24 të datës 05.02.2024, Gjykata Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për çështje Administrative, në pikën I. të dispozitivit të aktvendimit e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësit N.T.Sh. “Patroni”, me seli në Fushë Kosovë, me numër unik identifikues 80219504, ndërsa me pikën II. të dispozitivit e ka shtyrë ekzekutimin e vendimit Nr.Prot.68/4 dhe Nr.Ref.KM-49/24 të datës 29.01.2024 të nxjerr ngaM MBPZHR, derisa Gjykata të vendosë me aktvendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë.

Kundër këtij aktvendimi në afatin ligjor ka paraqitur ankesë e paditura Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës administrive të gabuara dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që Dhomat e Shkallës së Dytë të  Gjykatës Komerciale të aprovojnë si të bazuar, të ndryshohet akt vendimi  KA.Nr.66/24 të datës 05.02.2024 të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë- Departamenti për çështje Administrative ashtu që të lihet në fuqi Vendimi nr.68/4, ref. KM- 49/24 i datës 29.01.2024i MBPZHR.

Paditësi, ka paraqitur përgjigje në ankesën e të paditurës, me të cilën i ka kundërshtuar në tërësi pretendimet në ankesë dhe i ka propozuar Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale që të refuzohet ankesa e të paditurës dhe të mbetet në fuqi vendimi nr. KA.nr.66/24 i datës 05.02.2024.

Kolegji i Dhomave të Shkallës së Dytë i Gjykatës Komerciale në Prishtinë, vlerësoi ligjshmërinë e aktvendimit të ankimuar në kuptim të nenit 12 tëLigjit08/L-015 për Gjykatën Komerciale dhe nenit 194 të LPK-së, të zbatueshëm sipas nenit 63 të Ligjit për Konfliktet Administrative dhe nenit 49 të LKA-së, në drejtim të thënieve në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës gjen se:

Ankesa e të paditurës është e bazuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës komerciale të cilin e ka siguruar Gazeta10.

Tutje në vendim thuhet se Kolegji vlerëson se gjykata e shkallës së parë nuk ka arritur të jep arsye të mjaftueshme as në raport me vlerësimin e interesit publik si njëri prej kushteve ligjore nga Neni 22 par.2 të LKA-së për shtyrjen e ekzekutimłt të vendimit.

“Kolegji i Dhomave të Shkallës së Dytë, duke shqyrtuar pretendimet ankimore, vlerëson se e paditura ka arsyetuar mjaftueshëm se shtyrja e ekzekutimit të vendimit është në kundërshtim me interesin publik, pasi  që MBPZHR ka për qëllim ndërtimin e objektit të saj në parcelën që është objekt i qiradhënies   gjë që rrezikon humbjen e grantit investiv për ndërtimin e saj. Më tej e paditura ka ofruar prova për pagesën e qirasë mujore në vlerë prej 54,0()0€ në muaj për qëllim të shfrytëzimit të zyrave me qira, në pamundësi për shfrytëzimin e paluajtshmërisë të cilën e ka në pronësi e të cilën nuk  synon ta rinovojë me kontratë. Provat dhe argumentet e dhëna nga ana e të paditurës me ankesë jo vetëm se e bëjnë të besueshme ekzistimin e interesit publik në ekzekutimin e vendimit kontestues, por është tregues edhe se shtyrja do ťi sillte dëme palës së interesuar — në rastin konkret organit administrativ.

Përfundimisht, kolegji ri përsërit se vlerësimi i provave dhe bazueshmëria e fakteve shqyrtohet vetëm në raport me ekzekutimin e vendimit, pa paragjykuar vlerësimin e ligjshmërisë së aktit  administrativ. Në këtë fazë, gjykatës i takon që të vlerësojë vetëm kushtet e shtyrjes së ekzekutimit të vendimit, testi i së cilit kufizohet vetëm në plotësimin e kushteve nga Neni 22 par.2 i LKA-së, dhe gjykata nuk shqyrton fare ekzistimin e të drejtës subjektive sikundër veprohet tek masat e sigurimit në çështje civile. Prandaj, në balancimin e kushteve për shtyrjen e ekzekutimit gjykatës i takon të shqyrtojë dëmet që mund ťi shkaktohen secilës palë, si dhe vlerësimin e çështjes së interesit publik që bartë në vete akti administrativ.

Andaj, duke u bazuar në shkresat e lëndës, kolegji vlerëson se e paditura me të drejtë dhe bazuar në prova të mjaftueshme ka argumentuar se shtyerja e e ekzekutimit të vendimit është në interes publik dhe do të mund ťi sjellë dëme më të mëdha organit administrativ në raport me paditësin, ndërkaq dëmet eventuale ndaj palës paditëse mund të riparohen përmes mjeteve dhe mekanizmave që i disponon organi shtetëror.

Nga të lartcekurat Kolegji i Dhomave të Shkallës së Dytë, duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, vlerëson se pretendimet e paditësit janë të pamjaftueshme në raport me kushtet ligjore nga neni 22 par.2 i LKA-së për tu aprovuar propozimi për shtyrjen e ekzekutimit të aktit  administrativ. Ngase, ndryshe nga qëndrimi i gjykatës së shkallës së parë, Kolegji vlerëson se në  rastin konkret nuk janë përmbushur kushtet ligjore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit té ankimuar, siç parashihet në nenin 22 par,2 të Ligjit për Konfliktet Administrative, andaj aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të ndryshohet si në dispozitiv.

Nga sa u tha më lartë e në bazë të nenit 209 par, 1 nen (c) të LPK-së, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale. /GAZETA10/

VENDIMI

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.