
Zyra e Kryeministrit pritet që t’i shpenzojë 5 134 euro brenda një viti për larjen e automjeteve zyrtare.
Zyra e kryeministrit ka kryer të gjitha procedurat e prokurimit për të përzgjedh kompaninë fituese që do ta kryejë këtë shërbim, raporton Gazeta10.
Në këtë tender kishin ofertuar tri kompani dhe kompania fituese kishte ofruar çmimin prej 5 134 eurove, që ishte çmimi më i lirë se kompanitë tjera ofertuese.
Sipas njoftimit të KRPP-së për dhënien e kontratës, shihet se data e planifikuar e nënshkrimit të kësaj kontrate është 12 marsi. /GAZETA10/
