
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin me Emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gazeta10 mëson se takimi do të zhvillohet me partitë opozitare në Ambasadën Amerikane, nga ora 19:00.
Escobar është pritur sot në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.