Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SBAShK: Sindikata e Arsimit të Evropës dënon veprimet e Kurtit, do të alarmohen BE dhe KE

Gazeta10
14 Shtator 2022 - 19:52

SBAShK-u ka thënë se Sindikatat e Arsimit të Evropës kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti. 

Sipas komunikatës për medie, Drejtorja e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken, ka zhvilluar takim online me kryetarin Rrahman Jasharaj,dhe udhëheqës të tjerë të sindikatës. 

Drejtorja Flocken duke dëgjuar se Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ikur ekseseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet. Zonja Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyeseve civil”, thuhet në njoftim. 

Sipas SBAShK-ut, shpjegimi i gjendjes së mësimdhënësve në Kosovë, ka emocionuar drejtoren Flocken, e cila për situatën ka thënë se do të komunikojë edhe me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës si dhe do ta alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët përgjegjës për arsimin në Bashkimin Evropian, 

Në fund, SBAShK-u porositi mësimdhënësit që të qëndrojnë të palëkundur ndaj presioneve. 

Qëndroni të palëkundur në mbrojtje të anëtarësisë tuaj edhe përkundrazi të gjitha këtyre presioneve ju përcjellin përkrahjen time dhe të të gjithë anëtarësisë së Sindikatave të Arsimit të Evropës për anëtarësinë e SBASHK-ut dhe të Kryetarit Jasharaj”./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.