
Sot, 15 shtator, do të nis Kampionati Evropian i xhudos për Junior (U21) në Pragë të Çekisë. Ekipi kosovar do të paraqitet me tre garues në Kampionatin Evropian për Junior që mbahet në Pragë të Çekisë, raporton Gazeta10.
Në këtë Kampionat Evropian do të marrin pjesë 39 shtete, 349 garues, 203 meshkuj, 146 femra.
Tre xhudistë nga Kosova janë:
1.Erza Muminoviqi (-52kg)
2.Dëbora Gjakova (-57kg)
3.Dardan Cena (-73kg)./Gazeta10.