Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani kujtoi 25 vjetorin e Masakrës në lagjen “Dardania” në Pejë

Gazeta10
27 March 2024 - 16:46

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrën në lagjen “Dardania” në Pejë. Ajo është shprehur brutaliteti i regjimit gjenocidal serb përgjatë muajit mars të vitit 1999 përfshiu pjesë të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars të atij viti, në lagjen “Dardania”, në Pejë, ekzekutuan barbarisht 40 burra, gra e fëmijë.

“Brutaliteti i regjimit gjenocidal serb përgjatë muajit mars të vitit 1999 përfshiu pjesë të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars të atij viti, në lagjen “Dardania”, në Pejë, ekzekutuan barbarisht 40 burra, gra e fëmijë.

Shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës dhe spastrimi etnik ishin synimet e regjimit kriminal serb në të gjitha vendet ku u kryen masakrat në tërë territorin e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka shkruar se në këtë përvjetor, bashkëndjejmë me familjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për drejtësinë dhe të vërtetën.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për 40 të vrarët në lagjen “Dardania”!.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.