Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani njofton çka bisedoi me O’Brien: Partneriteti me SHBA-në dhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit

Gazeta10
01 April 2024 - 19:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka biseduar në telefon me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Ajo ka njoftuar se me O’Brien kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.