
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po has në kundërshtim të madh të Serbisë.
Kjo e fundit në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku po qëndron në Strasbourg ku po i ndjek nga afër zhvillimet rreth votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, raporton gazeta10.
Në një lidhje direket për emisionin ‘Raporti’, Sadiku e ka quajtur moment historik, duke thënë se ka notë pozitive pro anëtarësimit të Kosovës në KiE. /Gazeta10/