Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtinë, Rama njofton për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja

Gazeta10
16 September 2022 - 14:47

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se për këtë synim ka filluar procesi i ndarjes së lokacioneve.

Tutje, ai ka thënë se ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ka shprehur gatishmërinë për këto projekte.

I pari i Prishtinës ka thënë se Komuna e Prishtinës është e gatshme për bashkëpunime që ndikojnë në zhvillimin e potencialit të të rinjve.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Jemi në proces të ndarjes së lokacioneve për ndërtimin e disa shkollave dhe çerdheve të reja (disa prej të cilave veçse janë gjetur), për ndërtimin e të cilave Ministrja Nagavci, shprehu gatishmërinë e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të bashkëinvestuar.

Unë besoj fuqishëm se arsimi cilësor dhe ofrimi i infrastrukturës për shfrytëzimin maksimal të potencialeve të të rinjve tanë ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Prishtinës në përgjithësi, andaj jemi më se të gatshëm për çdo lloj forme bashkëpunimi në këtë drejtim.

Falënderoj Ministren Arbërie Nagavci për gatishmërinë dhe frymën bashkëpunuese.

#kryeqyteti #prishtinapraktikeDescription: 💙”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.