Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici

Gazeta10
25 April 2024 - 22:55

Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij.

Ajo ka raportuar se ai gjithashtu ka marrë me vete edhe 1 mijë e 900 euro si dhe dokumentet personale të tij dhe gruas.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar Qazim Reka nga policia e Ferizajt, i cili bëri të ditur se burri në fjalë është larguar me veturë.

“Ankuesja femër Sh-Kosovarë, ka raportuar, se bashkëshorti i saj-viktima mashkull Sh-Kosovarë me 1900 € para,  dokumente personale dhe dokumente te ankueses,  me automjetin me targa vendore është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet tutje në konfirmim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.