Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtëpi në vlerë 150 mijë euro, banesë e oborr, veturë – kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia

Gazeta10
28 April 2024 - 16:53

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

I pari i shëndetësisë ka deklaruar shtëpi në vlerë 150 mijë euro (deklaruesit), oborr në vlerë 250 mijë euro (të përbashkët) dhe banesë në vlerë 98 mijë euro (bashkëshortes), shkruan Reporteri.

Vitia posedon veturë në vlerë 11 mijë euro, kurse gruaja e tij posedon veturë në vlerë 12 mijë euro.

Sipas deklarimit ministri posedon vetëm 1200 euro para të ruajtura në bankë, kurse gruaja e tij vetëm 142 euro.

Vitia ka deklaruar një kredi për të shlyer në vlerë 86 mijë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.