
Nesër do të zhvillohen dy ndeshje interesante të javës së shtatë në Superligen e Kosovës.
Gjilani në shtëpi pret Llapin i cili nuk po kalon momente të mira në Superligë me tashme disa humbje në javët e para, por edhe vendasit në këtë ndeshje vijnë pas humbjes së thellë në derbin lokal me Driten.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Malishevës dhe Dritës. Për vendasit kjo ndeshje do të jetë e para pas shkarkimit të trajnerit Arsim Thaçi.
