Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ai Vuçiq që e ka shkarkuar, e ka sjellë në pushtet në 2016” – Ragmi Mustafa për Shqiprim Arifin

Gazeta10
01 May 2024 - 21:10

Zhvillimet e fundit politike në Serbi, kthimi i Aleksandar Vulin në pozita të larta udhëheqëse dhe shkarkimi i Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës, kanë qenë temë diskutimi mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Kryetari aktual i Preshevës, Ragmi Mustafa në emisionin ‘Politiko’ ka deklaruar se Vuçiqi nuk e ka të drejtën e shkarkimit të kryetarit të Preshevës.

Sipas tij, Shqiprim Arifi ka ardhur në pushtet me ndihmën e Vuçiqit.

“Ai Vuçiq që e ka shkarkuar, e ka sjellë në pushtet në 2016”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kritikuar Arifin për propagandën e madhe politike që ka bërë me rastin e shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit të Preshevës. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.